• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sy m’sy me Ramën: S’ke asnjë argument pse qytetarët duhet të votojnë ty. Je i zhytur në batak dhe po zhgërryhesh!

droni by droni
10 April, 2025
in Kryesore, Politika
0
Sy m’sy me Ramën: S’ke asnjë argument pse qytetarët duhet të votojnë ty. Je i zhytur në batak dhe po zhgërryhesh!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot  rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, teksa premtoi se paga minimale do të shkojë 500 euro.

“Paga mesatare në Shqipëri 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur pagën mesatare të përgjithshme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë. Jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht është se ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve. Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale e dinë shumë mirë se çfarë flas”, tha Rama.

“Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do të jetë 500 euro janarin e ardhshëm. Njerëzit e dinë”, theksoi më tej Rama.

Rama ka komentuar edhe në reagime të tjera të cilat lidheshin me rolin e tij si kryeministër në problemet e vendit.

PYETJE DHE PËRGJIGJE/ Është marrëzi me të votu ty përsëri”. Po pse?

“12 vite në pushtet i largove të rinjtë nga atdheu”.

Po mirë, si është e mundur që vazhdon kjo këngë absurde, si ka mundësi? Përse unë i largova të rinjtë apo të vjetërit kur flasim për ata që zgjodhën një rrugë tjetër në këto vite siç kanë zgjedhur një rrugë tjetër në vitet e mëparshme dhe po të shikosh trendin e viteve është një trend historik që e kanë kaluar të gjithë vendet e tjera, jua kam përsëritur 1 milionë herë.

“Vodhe dhe plaçkite”.

Jo, me thënë të drejtën këtu fjalët mbrapsht ty dhe të gjithë atyre që përdorin këtë fjalë sepse nuk kam asnjë lidhje me këto terma unë personalisht dhe nuk ka lidhje me këto terma shumica dërrmuese e njerëzve me të cilët unë punoj. Këtë e them me qetësi dhe me siguri.

“Premtove, nuk realizove”.

Unë kam realizuar shumëçka kam premtuar dhe deri në fund do t’i realizoj të gjitha ato që kam premtuar dhe po deshe ti mund t’i marrësh edhe një nga një dhe të shohësh që shumëçka është realizuar dhe çka mbetet për tu realizuar do të realizohet, kjo është shumë e thjeshtë. Arsyeja pse unë jam këtu dhe do jem përsëri këtu edhe për disa kohë është pikërisht kjo, që të përmbush një mision që kam nisur së bashku me shumicën e shqiptarëve dhe që jemi shumë afër realizimit të atij misioni që është historik, epokal, i vendosjes së flamurit tonë kombëtar në oborrin e familjes europiane.

“Lum talibanët që do ta shijojnë se ne durrsakët u kalbëm për bukën e gojës në emigrim”.

Po pse? Kthehu siç po kthehen ata që vendosën të kthehen dhe nuk janë të zhgënjyer përkundrazi, ndjehen të lehtësuar. Kthehu.

“Kur e more pushtetin kërkove tepsinë, ikën 4 vite. Pastaj kërkove timonin, ikën dhe 4 të tjerë. Tani çfarë po kërkon? Mos po kërkon Noc Rokun? Atë do e marrësh se bufi i argjende është i bukur, ju jeni buf..”

Ua u kam thënë mos e cysni Nocin. Mos e cysni Nocin se sa më shumë e cysni aq më shumë do t’ju dhëmbë 11 maj. Mos e cysnise do dilni shumë të trishtuar nga 11 maji. Lëreni procesin të bëjë të veten. Ju keni të drejtën të mendoni ashtu siç mendoni, mbrapsht por është e drejta juaj. Keni të drejtën të ëndërroni, keni të drejtën të imagjinoni se në 11 maj do keni popullin me vete, gjë që s’ju ndodh për shumë arsye që janë shumë të thjeshta, fare, por për një arsye të madhe që ju me popullin dhe shumicën e popullit shqiptar nuk keni përputhje në mënyrën sesi shikoni gjerat dhe si i kuptoni gjërat sepse populli shqiptar nuk kthehet më mbrapa. Kjo është shumë e thjeshtë dhe prisni duroni 30 ditë. 30 ditë do duroni dhe pastaj do ta shihni kujt do ti trokasë Noci te dera, kujt do ti shfaqet. E dhimbshme do jetë!

“Ekonomia zero, çfarë prodhon Shqipëria? Asgjë. Zero”

Po mirë si shpjegohet kjo që zero, zero dhe ndërkohë prodhimi i përgjithshëm kombëtar është dy herë e gjysmë më i lartë

Zero, zero dhe ndërkohë numri i kompanive që operojnë në Shqipëri është më i lartë.

Zero, zero, ndërkohë që volumi i pagave që paguajnë në Shqipëri është shumë më i lartë

Zero, zero zero dhe eksportet janë shumë më lartë. Zero, zero, zero dhe të ardhurat për frymë pothuajse janë trefishuar kur ne morën detyrën. Si shpjegohen këto? Çfarë të them? Si i bëhet? I bëhet që nuk sheh ai që ka sy, sheh ai që do të shohë.

“Me ty ta harrojnë shqiptarët të futen në BE. Do ti të futesh në BE por s’do BE. S’është në dorën tënde, mjerë ata injorantë që mashtrohen”.

Fjalët mbrapsht i dashur se nuk mund t’i thuash një populli të tërë injorant, ndërkohë që Shqipërinë në BE mund ta fus vetëm unë dhe PS pa diskutim fare. Vetëm ne e fusim Shqipërinë në BE, askush tjetër, parafytyroni vetëm për një sekondë bufin e kënetës që ju shfaqet në Bruksel edhe ju thotë dua të fus Shqipërinë në BE. Vetëm për një sekondë parafytyroheni.

Ndërkohë që na fut apo s’na fut ne BE, pse duhet ta thuash ti apo ta them unë, e thotë BE vetë atë. Shumë hapur, shumë qartë dhe e thonë të gjithë dokumentat që ne kemi marrë në tavolinë çdo ditë me BE. Dhe e thotë dhe fakti që ndryshe nga çfarë për shembull të është thënë ty nga këneta me shumë bujë, së shpejti ne do të vazhdojmë të hapim kapituj të tjerë të negociatave me BE. Nuk ka bërë vaki në historinë e integrimit që një vend të negociojë me këtë shpejtësi dhe kjo shpejtësi diktohet nga BE, jo nga ne. Ne kemi qenë gati dhe më përpara se të hapeshin negociatat por s’kanë qenë gati ata. Sot ne po negociojmë me shpejtësi. Mali i Zi meqë ju thua injorant shqiptarëve, mësoje, Mali i Zi ka që në 2012 që negocion për të hyrë në BE, para sesa ne të vinim në qeveri dhe sot ne e kemi arritur dhe jemi krahë më krahë me Malin e Zi, ndërkohë që ne kemi që vjet që negociojmë por ama ishim të përgatitur shumë fort. Kur ata na thoshin po, jo, po, jo, ne përgatiteshim dhe kur i hapëm negociatat ishim shumë më përpara sesa çdo ishim nëse negociatat do të ishin hapur më përpara. Nuk e kemi humbur kohën.

Pse ne kemi kuadër negociatash sipas BE jo sipas nesh, por sipas BE, duhet të mbyllet brenda 2027-ës dhe kemi  rënë dakord ta mbyllim brenda 2027, tre vjet. Tre vjet nuk ka ndodhur asnjëherë me asnjë vend sepse sot BE do që të na marrë brenda në këtë moment, ka hapur derën. Dhe kemi ne tani luksin që të merremi me këto “terli verli” tonat këtu siç po merrem unë me ty e ti me mua, ndërkohë që dera është hapur dhe është një mundësi historikë për të gjithë se nuk do integrohet qeveria ime në BE, nuk do integrohet PS në BE, nuk do integrohet gjysma e kësaj bisede, nuk do integrohem unë dhe ti të mbetesh jashtë, do integrohemi të dy bashkë. Do integrohet populli shqiptar dhe do të thotë që të gjitha ato përfitime që vijnë nga ky bashkim me familjen e madhe europiane duke filluar nga siguria. E sheh çfarë bëhet nëpër botë apo nuk e sheh? E ndjek ndonjë cik? Apo e ke mendjen te sherifi, “do të vijë sherifi”. Do të vijë sherifi do të shpëtojë ty!

“12 vjet qeverisje, 17 vjet kryetar bashkie”. Po pse mi shtove këto të kryetarit të bashkisë apo për qejf?

“Ke zero arritje në politikë të jashtme. Zero investime të huaja në Shqipëri. Zero rritje e standardeve dhe mirëqenies. S’ke asnjë argument pse qytetarët duhet të votojnë ty. Je i zhytur në batak dhe po zhgërryhesh. Neveri”.

Tani kanë arsye apo s’kanë arsye shqiptarët, për 30 ditë shqiptarët do flasin vet. Ndërkohe që të më thuash zero, zero duhet të më shpjegosh pastaj, po mirë si shpjegohet që është rritur prodhimi i përgjithshëm kombëtar nga më pak se 10 miliardë euro në thuajse 25 miliard euro. Këtë duhet të ma shpjegosh. Nëse është zero, zero si shpjegohet që Shqipëria vetëm gjatë kësaj periudhe ka drejtuar OSBE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit. Meqë the për politikën e jashtme.

Nëse është zero, si shpjegohet që për herë të parë, e paimagjinueshme ka ardhur në Shqipëri i gjithë BE por jo vetëm kaq do vijë në Shqipëri në 16 maj, 16 majin që vjen tani i gjithë komuniteti politik europian këtu në Shqipëri. Si shpjegohet? Nëse është zero, si shpjegohen 12 milionë turistë. Është vendi me rritjen më të madhe të turizmit dhe rritjen më të madhe relative turizmi. Si shpjegohen 11 milionë pasagjerë në aeroportin e Tiranës nëse është zero? Në këtë vend ku turizmi ishte vetëm frymë patriotike dhe lavdi Zotit vinin shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia që e mbanin gjallë turizmin se këtu të huajt që vinin për turizëm numëroheshin me gishtat e dorës dhe pastaj e vetmja gjë që bënin ishte që flisnin keq kur ikin nga Shqipëria për plehrat dhe për llumin që ishte këtu.

Si ka mundësi zero zero, si shpjegohet kjo zero? Kjo zero në fakt është zero shanset që ka këneta që të bindi shumicën që nuk është kënete dhe prandaj vetëm punë, punë, punë. Unë e kuptoj që pse ata që janë në krye të punëve të kënetës, pse bufi i kënetës meritojnë të humbin. Unë se kuptoj pse meriton ti të humbësh? Pse duhet të rrish ti atje dhe të bëhesh qesharak. Pse një shqiptar i zakonshëm duhet të rrijë në një pozitë qesharake dhe të mbylli sytë, edhe mos shikoje gjërat që duken. Natyrisht unë nuk po them që ti që të mos jesh qesharak duhet të biesh dakord me mua, absolutisht. Por ama nuk mund të luftosh me faktet. Faktet janë fakte. Mund të ishin gjërat shumë më mirë, dikush tjetër mund ti kishte bërë shumë më bukur. Patjetër teorikisht mundet, po kush është këtu që mund ti bëjë gjërat më mirë, cili ma trego. Kush bufi i kënetës? Apo kush? Apo ato moçalishtet e reja që janë krijuar rreth e rrotull kënetës që iu flasin me të njëjtën gjuhë, që iu bëjnë të njëjtat zotime, që kanë të njëjtat praktika, të njëjtat metoda, mllef, mllef, mllef. Kush? Kush? Kush? Nuk ka. Kështu që e ke mundësinë të mos bëhesh qesharak. a.b

Previous Post

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, çfarë ndodhi mbrëmë te rruga e Dibrës

Next Post

Kush ishin 3 shënjestrat e Prokurorëve Dumani dhe Mara në Elbasan

droni

droni

Next Post
Altin Dumani në KQZ, takon Celibashin për hetimin zgjedhor

Kush ishin 3 shënjestrat e Prokurorëve Dumani dhe Mara në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.