• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet vendimi i Apelit për Erion Veliajn, pse e mbajtën më qeli ‘kryetarin’. Detaje tronditëse edhe nga përgjimet

droni by droni
9 April, 2025
in Kronika, Kryesore
0
VIDEO/ Qëllohet furgoni i policisë me Veliajn brenda ndërsa nisej nga GJKKO drejt Durrësit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbardhur vendimi i gjyqtarit Engert Pëllumbi, me të cilin ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas gjyqtarit Pëllumbi, Veliaj paraqet një “rrezik të vazhdueshëm për pengimin e hetimeve”, pasi ai vijon të mbajë funksionin e kreut të Bashkisë Tiranë dhe ka akses të drejtpërdrejtë te vartësit, dokumentacioni zyrtar dhe mundësinë për të deformuar apo zhdukur prova. “Sjellja e tij në komunikimet e përgjuara tregon se vepron si një ‘shtet mbi shtetin’ dhe përdor median për të ushtruar presion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”, theksohet në vendim.

Gjykata thekson gjithashtu se rreziku për dëmtimin e provave është real dhe nuk mund të neutralizohet me izolim të pjesshëm. Veliaj, sipas vendimit, ka mundësi të ndalojë persona të japin dëshmi ose të ndryshojë përmbajtjen e tyre në dobi të vetes.

Në argumentet për lënien në burg të Veliajt, gjykata përmend edhe rrezikun e arratisjes. Gjyqtari Pëllumbi nënvizon se, pavarësisht se Veliaj është baba i një fëmije të mitur, ky fakt nuk e zbeh rrezikun e largimit nga drejtësia, për shkak të burimeve financiare, lëvizjeve të shumta jashtë vendit dhe dënimeve të rënda që përballon për akuzat.

Gjykata shprehet se ekziston edhe frika e përsëritjes së veprave penale, veçanërisht në fushën e pastrimit të parave, që dyshohet se janë rezultat i korrupsionit të kryer gjatë ushtrimit të detyrës. Referuar provave në dosje, kjo veprimtari dyshohet se është zhvilluar në mënyrë sistematike dhe në shuma të mëdha.

”Gjykata vlerëson se për personin nën hetim Erion Veliaj ekziston edhe rreziku i recidivizmit në kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në arritjen e këtij përfundimi gjykata mban në konsideratë faktin se, referuar rrethanave të çështjes, ekzistojnë të dhëna që çojnë në konkluzionin se veprimtaria e pastrimit të produkteve të veprës penale të korrupsionit në rastin konkret është kryer për një kohë të gjatë dhe në shuma të konsiderueshme, sikurse u arsyetua më lart. Për këtë shkak, me qëllim shmangien e përgjegjësisë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, në bashkëpunim (nëntë herë), e parashikuar nga nenet 260-25 të Kodit Penal, është evidente që personi nën hetim do të përpiqet të fshehë origjinën e vërtetë të shumave të parave ose sendeve të luajtshme apo të paluajtshme…” thuhet në vendim.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e vendimit ka të bëjë me refuzimin e garancisë pasurore të ofruar nga Veliaj. Sipas gjykatës, vendosja e një shume parash si garanci për një zyrtar të lartë të akuzuar për përfitime të paligjshme është në thelb në kundërshtim me natyrën e veprave për të cilat ai po hetohet.

“Një masë e tillë jo vetëm që, sikurse u theksua, nuk kënaq shkallën e nevojave të sigurimit, por në të njëjtën kohë nuk përputhet me natyrën e veprave që dyshohet të ketë kryer ky person nën hetim, të cilat lidhen pikërisht me përfitimin e parregullt gjatë ushtrimit të detyrës të shumave monetare e pasurive të tjera si dhe me fshehjen e burimit të këtyre përfitimeve. Pra, vendosja e një shume parash si garanci për lirinë e një zyrtari të lartë konsiderohet krejtësisht në kundërshtim me natyrën e veprave penale që synojnë pikërisht mbrojtjen e marrëdhënieve juridike të vendosura për të parandaluar marrjen prej zyrtarëve në fjalë të përfitimeve të parregullta dhe fshehjen më pas të origjinës së këtyre përfitimeve” argumenton në vendim gjyqtari Pëllumbi.

Gjykata ndalet edhe te përgjimet e realizuara brenda qelisë së burgut në Durrës, ku Veliaj, në një bisedë me bashkëshorten Ajola Xoxa më 7 mars në orën 23:22, flet hapur për pronësinë e vilës në Qerret – pronësi të cilën ai e kishte mohuar në mënyrë të vazhdueshme më herët. “Po pse, ça do të të ndalojë njeri të shkosh te shtëpia në Qerret, do të të ndalojë ajo Risena, aman…”, shprehet Veliaj gjatë bisedës së përgjuar.

Ky vendim i Apelit të GJKKO-së vjen si një konfirmim i masës së dhënë më 10 shkurt nga Shkalla e Parë. a.b

Previous Post

Berisha: Ramës iu anulua darka zyrtare në Strasburg

Next Post

90 milionë euro nga BE për përmirësimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë

droni

droni

Next Post
90 milionë euro nga BE për përmirësimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë

90 milionë euro nga BE për përmirësimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.