Jonaid Myzyri tek dera e SPAK
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Ai nuk ka dhënë shpjegime për mediat ndërsa ndodhet në SPAK që prej orës 8.50.
Ende nuk ka informacione të sakta për arsyet e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Pak ditë më parë Droni.al publikoi një skandal të vendimarrjes së këtij institucioni duke rrëzuar një vendim të gjykatës së Apelit. a.b











