GJKKO ka rrezuar sot kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për heqjen e masës së sigurisë.
Kërkesa ishte bërë që më me 2 prill pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi”, njoftoi Gjykata e Posaçme. r.k












