Anëtari i kryesisë së PD dhe drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi komentoi këtë mbrëmje njënpostim të Elvis Roshit, ish-kryebashkiaku i socialistëve në Kavajë.
Elvis Roshi, ka bërë thirrje të votohet për Elton Roshin që është kushëriri i tij dhe garon në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.
“Unë nuk e di fare që Elvis Roshi ka dalë në fushatë elektorale, por di t’iu them se koha e Partisë së Punës, të luftës së klasave dhe e goditjeve familjare e farefisnore ka mbaruar në vitin 90 me rrëzimin e diktaurës. Unë nuk e di kë keni ju kushëri, por ju nuk mund të mbani përgjegjësi për të gjithë kushërinjtë tuaj. Unë e di që lufta e klasave është mbyllur në vitin 1990.
Nëse shkoni me mentalitetin komunist, që është përdorur edhe ndaj meje, duke më anatemuar si dhëndër socialist e të tjera. Unë ja tregova Veliaj se kush jam, do t’ja tregoj edhe Ramës”, tha Këlliçi në A2CNN. m.k











