Policët dhunuan kreun e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. Ata e tërhoqën zvarrë në një lokal në pronësi të vëllait të tij.
“Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi”, shkruan Flamur Noka që postoi edhe videon. a.b












