Foto ilustruese
Aksident i rëndë në Fllakë të Durrësit ku është përfshirë një 16 vjeçar që drejtonte makinën.
“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit. r.k












