Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë duke shkaktuar dëme në një banesë që ndodhet në Bregun e Lumit.
Lënda plasëse është vendosur shumë pranë një restoranti dhe në derën e banesës së Tonin Qafa.
“Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit Tonin Qafa, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar”, njoftoi policia e Tiranës.
Mësohet se Qafa prej vitesh jeton jashtë vendit ndërsa vite më parë i është vrarë vëllai, ndërsa një djalë e ka në mërgim. Policia po heton në këtë pistë kryesisht. a.b











