Një lokal buzë detit në plazhin e Darëzezës në Fier mori flakë sot.
“Rreth orës 18:50, në Darëzezë, ka rënë zjarr në një subjekt tregtar (lokal veror), në pronësi të shtetases M. B., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit”, njoftoi policia e Fierit. a.b












