Xhamia e Shupenzës pas shuarjes së zjarrit
Një xhami u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të premte në fshatin Shupenzë të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00, pak minuta pas hoxha dhe besintarët ishte larguar nga xhamia.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit ndërsa siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme flakët kanë shkrumbuar një pjesë të mirë të objektit fetar, njoftoi policia e Dibrës. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo jo.
Flaka zuri fill në katin e dytë të saj ku luten gratë e vajzat. Dyshimet e para janë për një shkëndi elektrike. a.b












