Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet sërish me Gjykatën e Lartë në përpjekje për të hequr masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, të vendosur ndaj tij nga Apeli i Posaçëm më 3 janar. Rekursi është regjistruar tashmë nga kjo gjykatë, ndërsa Berisha kërkon rrëzimin e vendimit që pasoi marrëjen e tij si i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit.
Në të njëjtën linjë, edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai kërkon shfuqizimin e masës së “arrestit në shtëpi”, vendim i konfirmuar nga Apeli i Posaçëm në të njëjtën seancë ku u vendos edhe për Berishën. a.b












