Ngjarje dramatike ka ndodhur në një fshat të Lezhës, ku zjarri i ka shkatërruar gjithë fermën blegtorale një fshatari.
“Në fshatin Barbullojë, ka rënë zjarr në stallën e shtetasit Gj. T., dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë djegur stalla dhe rreth 210 bagëti (dele dhe qingja) që ndodheshin aty”, njoftoi policia e Lezhës.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të zjarrit. a.b












