Një i ri u gjet pa jetë në shtëpinë e tij një ditë më parë në fshatin Vranisht të Devollit.
”Është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, në fshatin Vranisht, shtetasi P. B., 32 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, njoftoi policia e Korçës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. r.k












