Arben Pëllumbi, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ka marrë një leje strategkike nga qeveria duke u bërë deputeti i rradhës që përfiton nga pushteti.
Kompania e tij do të ndërtojë një kompleks turistik me apartamente dhe hotel në Radhimë të Vlorës. Një muaj më parë, kompania e zotit Pëllumbi ka aplikuar në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të marrë lejet e nevojshme mjedisore.

Aplikimi është bërë nga kompania A.B.A., aksionet e së cilës zotërohen në masën 100 për qind nga deputeti socialist dhe që administrohet nga vëllai i tij Erlind Pëllumbi, shkruan Kapital. a.b












