Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e deputetit të PD, Ervin Salianji.
“Gjykata vendosi mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në një njoftim të Gjykatës së Lartë. r.k











