Partia Demokratike tha sot përmes një njoftimi se në primare morën pjesë mbi 50 anëtarë të PD duke i konsideruar shifra shumë të mira.
“Kjo ka qenë pjesëmarrja më e lartë ndër të gjitha proceset zgjedhore që janë zhvilluar në Partinë Demokratikeë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq janë edhe rezultatet paraprake në cdo qark.
Pjesemarrja në qarqet e vendit:
KUKES- 2,640
SHKODER- 4,451
DIBER- 2,204
LEZHE- 3,669
DURRES- 4,920
ELBASAN- 3,927
KORCE- 4,826
BERAT- 2,044
FIER- 4,580
GJIROKASTER- 1,957
VLORE- 2,584
TIRANE- 13,052
GJITHSEJ- 50,854
Ndërkaq ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të gjitha degët. 5 emrat e kandidatëve më të votuar në procesin e Primareve të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës janë Hysen Kadiu, ish kreu i PD, Kavajë, i ndjekur nga Klevis Balliu, Grigels Muçollari, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku.
Hysen Kadiu dha dorëheqjen nga detyra si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve.
Në qarkun e Durrësit Igli Cara ka siguruar pjesën më të madhe të votave, duke kryesuar listën me 622 vota. Më pas renditet Manjola Luku me 424 vota dhe ne vendin e tretë, Dritan Burgija me 263 vota. Në njoftimin e PD-së pak më herët u bë me dije se qarku i Durrësit, me 4920 votues është i dyti pas Tiranës me numrin më të lartë të votuesve.
Lista e kandidatëve sipas votave:
Igli Cara 622
Bislim Ahmetaj 111
Nasild Alikaj 72
Bernard Balla 22
Morena Boja 113
Dritan Burgija 263
Adhurim Caca 65
Enri Çeno 55
Arian Dedej 72
Armand Dervishi 27
Skënder Dika 175
Emir Frangu 54
Floriana Garo 32
Silvja Gjepali 9
Andi Gjoka 99
Luan Hallulli 3
Edlira Harizi 162
Luan Hoti 202
Jola Hysaj 116
Sabah Jemishta 29
Fatbardha Kadiu 150
Aulon Kalaja 296
Viola Kapidani 32
Gëzim Keqi 127
Agim Kodra 20
Ilirjana Kuçana 128
Manjola Luku 424
Islam Murati 189
Shyqyri Myrtollari 102
Arian Ndoja 159
Ndrec Pjetri 106
Dritan Sallaku 62
Mereme Sela 43
Andia Ulliri 180
Emal Varaku 120
Emri Vata 167
Astrit Xhaferi 174
Në qarkun e Dibrës kryeson Ilir Krosi, ish-kryebashkiaku i Dibrës, i cili është më i votuari me 578 vota.
Krosi ndiqet nga Denisa Vata e cila ka siguruar 369 vota dhe Basir Çollaku me 247 vota.
Lista e kandidatëve dhe votat:
1- Ilir Krosi- 578 vota
2- Denisa Vata- 369 vota
3- Basir Çollaku- 247 vota
4- Ismail Uka- 203 vota
5- Përparim Spahiu- 141 vota
6- Klodian Cami- 134 vota
7- Hamza Leshi- 126 vota
8- Xhemal Gjunkshi- 118 vota
9- Femi Hoxha- 113 vota
10- Alketa Agolli- 75 vota
11- Kreshnik Çollaku- 68 vota
12- Firzoleta Gjika-11 vora
13- Blerta Gaxidede- 4 vota
Në njoftimin e PD-së u bë me dije se në qarkun e Dibrës, në procesin e Primareve kanë marrë pjesë dhe kanë votuar 2,204 anëtarë demokratë.
Në qarkun e Vlorës, deputetja Ina Zhupa, ka siguruar shumicën e votave në qarkun e Vlorës me 765 vota. Zhupa pasohet nga ish-kryetari i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha me 488 vota. E treta renditet ish-kryetarja e PD-së së Sarandës, Manjola Nikollo 402 vota. Në vendin e katërt është kryetarja e grave demokrate të Vlorë, Alta Haluci me 188 vota.
Lista e kandidatëve me votat:
1-Ina Zhupa 765 vota
2- Atird Hoxha 488
3- Manjola Nikollo 402
4- Alta Haluci 188
5- Dashamir Tahiri 133
6- Nada Daullja 130
7- Afroviti Dhimojani 110
8- Nikola Kedhi 103
9- Mario Runa 70
10- Skerdjan Dhuli 47
11- Piro Ahmetaj 46
12- Liljana Emazi 39
13- Vladimir Rizvani 8
Në qarkun e Shkodrës ish-kryebashkiaku Bardh Spahia ka siguruar 380 vota, numrin më i madh i votave në bashkine e Shkodrës. Ai ndiqet nga Ndoc Ashta me 228 vota dhe Arben Lushaj me 219 vota. Më pas vijojnë emrat e Kol Livadhit, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.
Ndërkohë, në Bashkinë Malësinë e Madhe më i votuari është deputeti Ramadan Likaj, ndërsa në Vau i Dejës Gentian Ndoj.
Kandidati më i votuar në qarkun e Korçës është deputeti Bledion Nallbati i cili ka siguruar 1219 vota i ndjekur nga deputeti Edmond Spaho me 691 vota. Në vendin e tretë është kandidatja Ledina Alolli me 394 vota dhe në vendin e katërt Andrea Mano me 380 vota.
Lista e kandidatëve me votat:
1 – Bledion Nallbati 1219 vota
2 – Edmond Spaho 691 vota
3 – Ledina Alolli 394 vota
4 – Andrea Mano 380 vota
5 – Fidel Kreka 355 vota
6 – Genti Çela 334 vota
7 – Alfred Gega 222 vota
8 – Arber Male 221 vota
9 – Kristiano Koçibelli 204 vota
10 – Lulezim Rakipi 160 vota
11 – Yllson Ibrahimllari 151 vota
12 – Eleina Qirici 113 vota
13 – Xhuljan Guçe 76 vota
14 – Elsuida Vila 74 vota
15 – Kujtim Hoxha 61 vota
16 – Sorina Koti 42 vota
17 – Albana Prifti 40 vota
18 – Lorenc Begaj 30 vota
19 – Brunilda Prifti 13 vota
Në qarkun e Lezhës ka siguruar më shumë vota Gjin Gjoni me 674 vota. Gjoni ndiqet nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala me 438 vota dhe deputetja Elda Hoti me 394 vota.
Në qarkun e Fierit kryeson garën Eduard Sharka me 795 vota, i ndjekur nga deputeti Luan Baçi me 677 vota. E treta renditet kandidatja Elisabeta Rredhi me 492 vota, i katërti deputeti Saimir Koreshi me 477 vota, i pesti Gentian Koçi, kurse deputetja Ilda Dhori ka marrë 215 vota.
Lista e kandidatëve dhe votat:
Eduart Sharka -795
Luan Baci-677
Elizabeta Rredhi -492
Saimir Korreshi –477
Gentian Koci -438
Pelivan Bufi – 395
Ilda Dhori- 215
Taulant Aliaj- 47
Gentian Cela – 191
Arjeta Cumani -23
Mustaf Gashi – 38
Silva Hasaj- 148
Arben Hoxhaj- 64
Julian Hoxhaj – 25
Vladimir Kajolli- 85
Samena Malenaj- 110
Altin Malokaj- 114
Alkida Mehmeti – 76
Dritan Petova – 16
Luljeta Sejko – 30
Fation Semanjaku – 84
Sevin Serjani -3
Garën e primareve në qarkun e Beratit , e kryeson Zija Ismaili, i cili ka siguruar 1091 vota ndjekur nga Ledion Marra me 306 vota, ndërsa Erion Dasho ka marrë 238 vota, duke u pozicionuar i treti. Thoma Rumniçi ka marrë 128 vota, Shaqo Merkaj 102 vota, dhe Fatmira Kola 66 vota. Oltion Merdari dhe Monika Qosja kanë marrë më pak vota, me 27 dhe 31 përkatësisht. Esmeralda Braho ka mbyllur listën me vetëm 11 vota.
Në Qarkun e Elbasanit listën me 22 kandidatë e kryeson deputeti Dashnor Sula me 550 vota dhe pedagogu Blendi Himçi me 490 vota.
Në qarkun e Kukësit kandidati më i votuar është mjeku nga Hasi, Shkëlzen Ibra, i cili ka siguruar 707 vota.
Në renditje pas Ibrës vjen Shkëlqim Shehu me 430 vota. Ndërkohë deputeti aktual Isuf Çelaj ka marrë 410 vota.
Në qarkun e Gjirokastrës kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore me 399 vota duke kryesuar garën. Pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani me 317 vota.
Renditja e kandidatëve sipas numrit të votave:
Alma Buci Kore- 399 vota
Mareklent Dervishi- 368 vota
Arben Ristani- 317 vota
Bajram Hysaj- 314 vota a.b












