Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin Elbasan Peqin me 2 të vdekur dhe 4 të plagosur.
Viktima janë nënë e bir Klodian Shahini, 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe udhëtonin në mjetin tip “Benz”.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.
Foto ilustruese
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Elbasanit.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. a.b











