Foto ilustruese
Nesër ndërpritet qarkullimi përmes doganës së Kakavijës pasi doganierët grekë kamë shpallur grevë.
“Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore”, njoftoi policia e Gjirokastrës. a.b











