Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Ai drejton partinë e katërt parlamentare në vend, në aleancë me PS.
Pasi doli nga SPAK Doshi rrëfeu për gazetarët se pse ishte thirrur.
Ai ka dalë në përgjimet e Edison Memollës, dënuar pak ditë më parë për korrupsion zgjedhor.
Doshi u tha gazetarëve se do të mbështeste SPAK. a.b












