Një person u qëllua për vdekje këtë mbrëmje në Lezhë. Ngjarja ndodhi në fshatin Vilëz, ndërsa viktima është nkë 67 vjeçar.
“Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi Dod Mamli 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve”, njoftoi policia e Tiranës.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.a.b












