• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dialogu AIDSSH me Pushtetin Lokal: Jo më tituj nderi për figurat e diktaturës

droni by droni
22 February, 2025
in Kronika, Kryesore
0
Dialogu AIDSSH me Pushtetin Lokal: Jo më tituj nderi për figurat e diktaturës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ankesa e një grupi qytetarësh, drejtuar Bashkisë X, në lidhje me emrin e një shtetasi, me të kaluar të dyshimtë, nderuar nga Këshilli Bashkiak me emërtimin e një rruge, vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve për të verifikuar faktet e dyshuara.  Ai ishte një gjyqtar që kishte firmosur dënimin me vdekje të 27 qytetarëve.

Verifikimet bazuar në ligjin nr. 45/2015, treguan se “X” kish shërbyer si ndihmës gjyqtar, gjyqtar dhe hetues në Gjykatën Ushtarake gjatë viteve 1945-1953. Ai ishte i përfshirë në 238 dosje me 395 të akuzuar politikisht. Trupa gjykuese ku ai bënte pjesë dha 27 dënime me vdekje (nga këto 16 të ekzekutuara pas rekursit), burgime të përjetshme, dënime me 20 apo 10 vjet, heqje të të drejtave civile dhe konfiskime pasurie. Kështu, emërtimi i rrugës me emrin e tij është vënë në pikëpyetje për shkak të historikut të tij të lidhur me represionin e diktaturës.

Sot, në kuadër të Ditëve të Kujtesës, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)  zhvilloi dialogun me përfaqësues të pushtetit vendor në drejtim të:

Ndërgjegjësimin e bashkive në zbatim të ligjit për verifikimi i figurës së kandidatëve për dekorata, tituj nderi, emërtimin e rrugëve dhe hapësirave publike.

Ndërtimin e mekanizmave në trajtimin e vendvarrimeve të dyshuara të ekzekutimeve, varreve të pashënjuara dhe vendeve të kujtesës.

Si dhe bashkëpunimin me institucionet arsimore, bibliotekat dhe muzetë lokalë, për të nxitur edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi të kaluarën.

Kryetarja e Autoritetit, znj.Gentiana Sula tha se : “Debati mbi modelet fisnike të shoqërisë bëhet përherë edhe më aktual. Ne mendojnë se modeli fisnik i qytetarit është ai që i shërben komunitetit në plotësimin e nevojave, përmes sakrificës dhe përkushtimit.

A mund të jetë model fisnik i shoqërisë kush dëmton të tjerët, në emër të pushtetit dhe privilegjeve të veta?. Ne shpresojmë që në kërkim të modeleve të shoqërisë, çdo entitet që lëshon medalje, nderime, emra rrugësh dhe shkollash, të jetë i informuar në vendimet për këto nderime, sepse kjo do të ndikojë në modelet frymëzuese që zgjedh shoqëria jonë sot e në vijim.

Në aspektin njerëzor, këto nderime nuk duhet të ri zgjojnë dhembjet apo dasitë e vjetra.

Njohja e autoriteteve lokale me instrumente ligjore që tashmë BE dhe shteti shqiptar ka adoptuar si dhe krijimin e një mekanizmi të përbashkët për të identifikuar dhe korrigjuar emërtimet problematike mbetet synimi i këtij dialogu. Është detyre e vendimarrjes lokale të jetë më transparente dhe në përputhje me drejtësinë historike, duke shmangur rastet flagrante si nderimi  i një gjyqtari që ka dënuar me vdekje 27 të pafajshëm.

I takon pushtetit vendor të largohet nga modeli i thashethemeve apo anashkalimit të fakteve, që të njihet e të hulumtoje me kujdes rolin e secilit, tashmë të informuar dhe të krijojë kushte që këshillat bashkiake të marrin vendime sa me të vlefshme për komunitetin e tyre.

Sot ka një numër në rritje të bashkive (19) që bashkëpunojnë me AIDSSH për të verifikuar kandidatët për nderime e medalje. Po përsëri ky numër nuk është i plotë. Ndaj ky dialog i hap rrugë forcimit të rolit të pushtetit vendor në proceset e transparencës dhe kujtesës historike, duke kontribuar në ndriçimin e së kaluarës dhe respektimin e dinjitetit të viktimave të regjimit të shkuar:

Ermal Elezi, Drejtor i Agjencisë së Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore, përshëndeti iniciativën dhe tha se: “Bashkitë kanë nevojë për mbështetje për të vepruar me transparencë në drejtim të verifikimit të figura që nderojnë qytetin dhe komunitetin.”

Znj. Liliana Çoçoli, Drejtore e Drejtorisë së Verifikimit të Figurave, tha se: “Rastet e hasuara gjatë punës sonë tregojnë se verifikimi është çelësi për të shmangur gabimet. Gjatë 2022-2024, AIDSSH ka bashkëpunuar me 61 bashki, ku 26% e tyre (16 bashki në 2024) kanë kërkuar verifikime. Nga 157 kandidatë të kontrolluar, 24 rezultuan të implikuar me ish-Sigurimin e Shtetit, duke nxjerrë në pah mangësi në proceset aktuale. Dialogu i sotëm hedh bazat për një proces më të rregullt dhe të drejtë, në zbatim të ligjit për procedura më të qarta dhe efektive në verifikimin e figurave të propozuara për nderime publike.”

Albert Mëlyshi, Kryetar i Bashkisë Mirditë, tha: “Bashkëpunimi me AIDSSH-në na ndihmon të respektojmë viktimat dhe mbështesim fort Autoritetin në nismën për rikuperimin e të zhdukurve në komunizëm. Ikën 34 vjet pa gjetur të zhdukurit tanë. Mbështes Autoritetin dhe në shenjë detyrimi ligjor, por edhe borxhi shpirtëror e moral, do bëjmë të pamundurën t’i kthejmë dinjitetin e munguar viktimave.”

Znj. Brunilda Çërraga, drejtuese e programi të edukimit qytetar, tha se: “Bashkëpunimi me pushtetit lokal në drejtim të zhvillimit edukimit qytetar mbi të kaluarën është i domosdoshëm, lidhja me komunitetit dhe shkollën, si dhe transmetimi i historive që shënuan viktima gjatë komunizmit janë e vetmja mundësi për të mos harruar dhe dialoguar me të shkuarën.”

Znj. Nertila Seitaj, Drejtore e Procesit të Rikuperimit të Trupave të të Zhdukurëve  në Diktaturë tha se: “Vendvarrimet e dyshuara janë dëmtuar ose mbuluar nga ndërtimet, bujqësia dhe projektet infrastrukturore për shkak të mungesës së masave mbrojtëse nga institucionet. Ndërhyrjet e paligjshme dhe neglizhenca rrezikojnë humbjen e pakthyeshme të këtyre gjurmëve historike. Identifikimi dhe shënjimi i këtyre vendeve me tabela është urgjent për të parandaluar zhdukjen e tyre. Çdo varr meriton një emër dhe mbështetja e pushtetit lokal  në drejtim të trajtimit të vendvarrimeve të dyshuara, të varreve të pashënjuara dhe vendeve të kujtesës është thelbësor.”

Nën moderimin e znj. Sofi Noti, Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit sesioni i diskutimeve solli propozime praktike si dhe përforcoi detyrimet e bashkëpunimit dypalësh me një rëndësi të madhe për shoqërinë shqiptare. Të pranishmit u njohën edhe me arkivin dhe ekspozitat informuese dhe edukuese.

Shkeljet e të drejtave të njeriut që janë kryer gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri kanë lënë plagë të thella në shoqërinë tonë që ndihen edhe sot. Viktimat dhe familjet e tyre bashkëjetojnë me autorët e këtyre plagëve dhe janë ende në kërkim të drejtësisë dhe të vërtetës. Nga ana tjetër, individë pjesëtarë të aparatit shtypës apo ata që nuk ndërhynë për t’i ndihmuar viktimat, sot nderohen me tituj nderi ose emri dhe kontributi i tyre vlerësohet me emërtime rrugësh.

Shumë ish të përndjekur politikë, si persona të prekur drejtpërdrejt nga regjimi komunist apo edhe familjarë të tyre, kanë shprehur shqetësimin pranë institucioneve që mbrojnë të drejtat e njeriut, lidhur me përdorimin dhe emërtimin e rrugëve shesheve dhe hapësirave publikeme data dhe simbole që lidhen me personazhe që i përkasin të kaluarës shtypëse të regjimit komunist.

Previous Post

A është arratisur Agaçi, Berisha citon qytetarin dixhital

Next Post

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e opozitës për skandalin e Portit të Durrësit

droni

droni

Next Post
Investimi 2 miliardë euro në Durrës nga kompani guackë, pastrim parash te pista te qeverise me kompani fantazme

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e opozitës për skandalin e Portit të Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.