Arrestohet Safet Bajri, ‘analisti’ i çështjeve të krimit bë Shkodër.
Bajri u arrestuar pasi Gjykata e Posaçme ka miratuar një kërkesë të SPAK për një urdhërarrest ndaj tij. Urdhri është ekzekutuar nga Policia e Shkodrës.
RENEA kreu kontrolle në disa vende në Shkodër, dy ditët e fundit mes të cilave edhe në banesën e Bajrit. Kontrollet u kryen për llogari të hetimeve për masakrën e Dobraçit, ku në një atentat humbën jetën Hamza Lici e Arlind Bushati, si dhe çifti i i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha.a.b











