AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie në drejtorinë e policisë së Tiranës që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
“Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim H. B., me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i larguar nga detyra me kërkesën e tij dhe aktualisht i vetëpunësuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.
Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim E. T.(Xh)., me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.
Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim J. C., me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.
Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim I. SH., me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”, jofroi policia e Tiranës. a.b
Veprimet proceduriale iu relatuan Prokurorit të çështjes. a.b












