Vëllai i Erion Veliajt shpërndan qeset me para për të siguruar mbrojtje ndaj të vëllait në mediat kryesore rë vendit dhe dhjetra portale, shkruan sot në rrjete sociale kreu i opozitës, Sali Berisha.
Ai ka publikuar një mesazh nga qytetari dixhital kur ndër të tjera theksohet se vetëm nga kompania One, janë marrë 5 milionë euro nga vëllai i Erion Veliajt nga të cilat, ofro 1 milionë shkuan tek One nga bashkia e Tiranës.
Nuk ka ndonjë përgjigke deri këtë mesditë nga Arbër Veliaj i cili drejton një rrjet kompanish komunikimi e reklamash, ndërkohë që mban edhe ekskluzivitetin e kompanisë One për reklamat.
Para pak kohësh One shtriu rrjetin e fibrave optike në Tiranë duke përdorur punonjësit e bashkisë, një rast korruptiv.
Të dashur miq, vëllai i Lali Vjedhësit, Arbër Veliaj, që mori miliona euro nga Bashkia e Tiranës, erdhi nga Vjena dhe po shpërndan qeset me para mediave për të mbrojtur kryehajdutin e Tiranës, shkruan Berisha duke cituar qytetarin dixhital.
“Arber Veliaj eshte kthyer para tre ditesh ne Tirane (nga Vienna aty ku ka seline qendrore te komapnise dhe ku shoqerohet me Mirel Mertirin, prestanome. E Inceneratorit Tirane qe edhe pse eshte ne kerkim nderkombetar, ai jeton ne mes te Viennes) dhe ka filluar fushaten e sulmeve ndaj prokuroreve te SPAK dhe gjyqtareve te GJKKO nepermjet mediave qe sponsorizon.
Fillimisht Arber Veliaj u ka kerkuar mediave e portaleve qe te publikohen sulmet e Veliajt nga burgu.
E ka takuar dy dite me pare te vellain ne burg ne Durres ku kane ndertuar skemen sebashku.
Po jepen Para dhe me canta per te sulmuar dhe akuzuar kedo, me qellim qe te dale Erioni ne Apelin e Posacem me Gjyqtare Ilirjana Olldashi.
Erioni dirigjon nga burgu dhe Arbri paguan parate cash, sic paguan dhe rrogat e nje TV qe shpif kunder PD non stop qe eshte ABC News. Strategjia e vellezerve Veliaj eshte qe kete ceshtje ta kthejne ne ceshtje brekesh kur eshte ceshtje e paster korrupsioni dhe parash ne skema oktapodi si mafie korrupsioni. Jane perfshire mediat e paguara edhe nga inceneratoret dhe jane po i njejti grup i strukturuar kriminal”, thuhet në mesazhin e cituar nga Berisha. a.b












