Valbona Xoxa në SPAK
Është paraqitur sot në SPAK, Valbona Xoxa, e ëma e Ajola Xoxës. Valbona drejton një zyrë ligjore dhe pyetet në lidhje me pagesa të ndryshme kryer me firmën e saj.
Xoxa ka qëndruar verëm pak minuta në ambientet e SPAK duke u larguar më pas.
Ndërkaq në lidhje me kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e sekuestros ndaj telefonit dhe pajisje të tjera, gjyqtare Iliriana Olldashi që mbulonte këtë çështje, ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’.
Mbështetur tek “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi. Vendimi pritet të jepet këtë pasdite. a.b











