Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se bonusi i pranverës për pensionistët do të jepet me 1 mars, gati dy muaj pasi është marrë vendimi i qeverisë. Dhënia e shpërblimeve nga qeveria vetëm 2 muaj para zgjedhjeve është shkelje e ligjit zgjedhor. SPAK duhet të fusë në punë task force e tij për zgjedhjet.
POSTIMI/ “Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët!
Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars.
Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, shkruan Rama në X. r.p












