“Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi Elvis Halili, rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit”, njofton policia e Kukësit.
Eshte mesuar se autor i plagosjes eshte drejtori ne bashkine e Kukesit, drejtor i Drejtorise se Sherbimeve, Mucmata.
Halili nderkohe eshte kusheri i kryetarit te bashkise se Kukesit.
Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.r.k











