Akuzat e DASH për Berishën, të motivuara politikisht! Rama është kukull e Sorosit, citon gazeta e njohur ndërkombëtare New York Times, drejtuesin e fushatës zgjedhore të Trump, La Civitas.
“Z. LaCivita po punon për Partinë Demokratike të Shqipërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vendit në maj, kur do të përpiqet të kapërcejë Partinë Socialiste të krahut të majtë në pushtet. Në mesazhet me tekst për ‘New York Times’, zoti LaCivita e karakterizoi punën e tij si një zgjatje të ndihmës së tij për zotin Trump”, raporton gazeta.
“Unë po eksportoj MAGA – Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri!” shkruan LaCivita” cituar nga syri.net.
Ai thotë se akuzat që i janë bërë zotit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit janë të motivuara politikisht.
“Z. LaCivita argumentoi se akuzat ndaj zotit Berisha ishin të motivuara politikisht dhe sugjeroi që përvoja e politikanit shqiptar përafrohet me atë të zotit Trump,” thekson ‘New York Times’.
“Është një përshtatje e natyrshme – të mundësh një socialist që është një peng dhe kukull e familjes Soros,” tha zoti LaCivita, citon syri.net. a.b












