Dimal – Arrestohet 33-vjeçari që qëlloi me kallashnikov pas një konflikti familjar
Dimal – Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale falë bashkëpunimit me qytetarët.
Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dimalit pasi qëlloi me kallashnikov në ajër në mesnatë, pranë banesës së tij në fshatin Goriçan, pas një konflikti me vëllanë.
Sipas burimeve zyrtare, Policia ndërhyri menjëherë pas sinjalizimit nga disa qytetarë dhe neutralizoi autorin, shtetasin L. T., i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur gjatë incidentit.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së përdorur, ndërsa i arrestuari do të përballet me akuzat për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.












