• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AGRON SHEHAJ/ Fundi i pandëshkueshmërisë, arrestimi i kryeministrit në zyrë

droni by droni
17 February, 2025
in Kryesore, Opinion
0
AGRON SHEHAJ/ Fundi i pandëshkueshmërisë, arrestimi i kryeministrit në zyrë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agron Shehaj

Jemi përballë një momenti historik për Shqipërinë. Si kurrë më parë, një zyrtar i lartë i korruptuar, që të gjithë mendonin se ishte i paprekshëm, është arrestuar. Numri dy i pushtetit, Erion Veliaj, është vënë para drejtësisë. Ky nuk është një lajm i zakonshëm—ky është një moment kthesë për fatin e Shqipërisë, për të ardhmen tonë, për të ardhmen e çdo shqiptari. Sot është realizuar ëndrra e çdo qytetari të ndershëm: arrestimi në zyrën e tij, në zemër të pushtetit, i një pushtetari të korruptuar. Por rreziku është i madh: mos lejoni që kjo të mbetet vetëm një shkëndijë!.
E gjithë kasta e korruptuar është ngritur në mbrojtje të Erion Veliajt dhe po sulmon drejtësinë, sepse e di që është e radhës. Ata duan një Shqipëri të korruptuar sepse janë vetë të zhytur në korrupsion. Këtë e dëgjuam edhe këtu në Parlament: si dalin hapur dhe mbrojnë një politikan që ka vjedhur pa kufi. Po tentojnë të ndalin drejtësinë! Ky është projekti politik i Edi Ramës. Dhe si po e bëjnë? Duke gënjyer dhe kërcënuar.
Ta sqarojmë njëherë e mirë: nuk është e vërtetë që prokuroria ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Erion Veliaj është arrestuar me vendim gjykate, në respekt të plotë të ligjit. Një prokuror, i cili ka kaluar vetingun, ka hetuar dhe ka mbledhur prova të pakundërshtueshme mbi korrupsionin e tij. Bazuar në këto prova, ai kërkoi arrestimin e Veliajt dhe një gjykatës, i cili po ashtu ka kaluar vetingun, e miratoi këtë vendim. Me pak fjalë: është gënjeshtër të thuhet që arrestimi i Erion Veliajt është i paligjshëm. Ai është arrestuar me vendim gjykate! Pasi dështoi me mashtrimet, Edi Rama ka nisur kërcënimet. Një ditë pas arrestimit të Veliajt, ai mblodhi grupin parlamentar për t’iu dhënë zemër të korruptuarve dhe për të kërcënuar hapur prokurorët. Ai tha: “Mos guxoni të vini të më merrni telefonin!”
Por në fakt, kjo është ajo që shqiptarët do të donin. Jo vetëm që prokurorët të shkonin dhe ti merrnin telefonin por ta nxirrnin para drejtësisë! Mundësisht, ëndrra e tyre është që ashtu siç bënë me Erion Veliajn ti shkojnë edhe Edi Ramës në zyrë dhe ta arrestojnë! Kjo është ëndrra e tyre, këtë presin, këtë Shqipëri duan. Duan një Shqipëri ku nuk ka të paprekshëm, ku kush vjedh del para drejtësisë! Kjo është ëndrra e shqiptarëve!
“Më jepni sërish pushtetin që të rimarr SPAK-un nën kontroll”, tha Rama. Lufta kundër drejtësisë dhe manipulimi i opinionit Tani ata do të hedhin akuza të panumërta kundër drejtësisë. Do të përdorin të gjithë fuqinë politike dhe mediatike për të mbrojtur sistemin e tyre të kalbur. Do të vazhdojnë të sulmojnë prokurorët. Do të shpikin “rrezikun e Republikës së Prokurorëve”. Do të thonë se drejtësia po ndikon në zgjedhje. Por e vërteta është ndryshe: arrestimi i Erion Veliajt para zgjedhjeve nuk është ndërhyrje politike, por një detyrim i drejtësisë. Shqiptarët duhet ta dinë para se të votojnë kush i ka vjedhur. Do të ishte një tradhëti e madhe nga drejtësia nëse do të bënte si në të kaluarën, duke pritur deri pas zgjedhjeve për të vepruar.
Të dashur qytetarë, kjo është një mundësi historike për Shqipërinë! Fundi i pandëshkueshmërisë po afrohet. Fundi i korrupsionit nuk është vetëm një çështje drejtësie, por e vetmja mënyrë për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, demokratik dhe të zhvilluar. Ne duam një Shqipëri ku çdo qytetar ka mundësinë të jetojë me punë dhe ndershmëri. Kjo është Shqipëria që kemi ëndërruar dhe kjo është Shqipëria që meritojmë!
Prandaj, ju ftoj të jeni në anën e duhur të historisë! Të bashkohemi kundër korrupsionit për një Shqipëri të drejtë! Dhe mos harroni: ata dalin çdo ditë, në çdo ekran për të mbrojtur të korruptuarit, por kjo nuk duhet të na ndalojë së mbështeturi drejtësinë. Nuk ka zgjidhje tjetër, lufta kundër korrupsionit është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë! Për një Shqipëri të drejtë, për një Shqipëri ku secili prej nesh të ketë mundësi të ndërtojë një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tij.

Previous Post

Aksident tragjik në Gjirokastër, 2 persona pa jetë në Virua

Next Post

Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

droni

droni

Next Post
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.