• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK përfundon hetimet për 14 persona nga bandat e Fushë Krujës dhe ato në Shijak e Tiranë

droni by droni
15 February, 2025
in Kronika, Kryesore
0
Emiliano Shullazi heq dorë, nuk e do më dëshmitarë Sali Berishën, ja çfarë kërkon
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi përfundoi hetimet paraprake për 14 persona, pjesëtarë të një bande.

SPAK ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve: Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani); Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi (alias Blerim Gashi), Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), Satilno Basho, Xhelal Rraja, Miri Bruli.

DETAJET/ Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se:

Të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), Emiljano Shullazi dhe Blerim Abazi, gjatë muajve janar-korrik 2020 dhe i pandehuri Naim Stafuku, gjatë muajit gusht 2020 në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Të pandehurit Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve gusht-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Preng Gjini.

Të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve qershor-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga i pandehuri Leonard Duka kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.

I pandehuri Gjergji Cukali, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve korrik-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Elvis Gacaj dhe Altin Gega.

I pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), gjatë muajve qershor-dhjetor 2020, si dhe i pandehuri Satilno Basho, gjatë muajve mars-maj 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.

I pandehuri Xhelal Rraja, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajit Janar 2021 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Ndoka.

I pandehuri Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019, si dhe veprimtari e konkretizuar më datë 23.04.2019, 2021, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij ka goditur një pjesëtar të familjes së një gjyqtareje, anëtare e një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila gjykonte një cështje penale ndër të tjera edhe në ngarkim të këtij të pandehuri. Ky i fundit, për këtë çështje gjyqësore, kishte kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje.

I pandehuri Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli), me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara më datë 29.06.2024, ka mbajtur në banesë pa lejen e organeve kompetente shtetërore një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh luftarakë.

Të pandehurit Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Miri Bruli, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje dhe të konkretizuar më datë 03.07.2020, kanë ndihmuar një shtetas në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

I pandehuri Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli), me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje dhe të konstatuara më datë 17.05.2024, duke qenë me një masë sigurimi “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga nenit 237 i K. Pr. Penale, të caktuar me vendimin nr.33, datë 26.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është larguar nga banesa ku duhej të qëndronte si i paraburgosur, duke mos u gjetur në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak dhe Durrës.

Të pandehurit Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Emiljano Shullazi, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara gjatë periudhës Janar-Korrik 2020, kanë mbajtur secili prej tyre në mënyrë të paligjshme në institucionet burgimi sende të ndaluara telefona celularë me të cilët kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë institucionit të ekzekutimit të dënimit me burgim, ku mes të tjerash kanë komunikuar edhe me disa persona që kanë qenë bashkëpunëtorë në kryerjen e një sërë veprash penale, për të cilat ata akuzohen.

Hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal nr.59, në ngarkim të personave të tjerë të dyshuar në kryerjen e veprave penale si edhe për fakte penale të rezultuara gjatë hetimeve të këtij procedimi. a.b

Previous Post

Berisha për ‘shtetin Bektashi’: Njohja e shteti me bankë e pasaporta diplomatike do të thotë të krijosh strehën më gjigante të trafikantëve

Next Post

Berisha premton rishikimin e moshës së pensionit

droni

droni

Next Post
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Berisha premton rishikimin e moshës së pensionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.