Kryetari i arrestuar i bashkisë së Tiranës e kaloj natën në Bllokun e Sigurisë ndërsa vetëm sot në mëngjes është transporruar për në paraburgimin e qytetit të Durrësit.
Ai iu dorëzua paraburgimit sot me të njëjtin fugon që transportoi edhe dje për në Gjykatën e Posaçme.
Në paraburgimin e Durrësit ndodhet edhe ish ministri Ilir Beqaj.
Veliaj është nën masën e sigurisë arrest me burg, vendosur një ditë më parë me kërkesë të prokurorit Ols Dado dhe vendim të gjykatësit Erjon Bani. a.b











