Klajd Buza në momentin e arrestimit
Qëlloi drejt policëve gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.
“Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.
Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet Klajd Buza ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.
Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin Klajd për në ambientet e DVP Tiranë.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit Klajd Buza, 34 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia e Tiranës. m.k











