Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar, ku një 27-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij.
Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se rreth orës 20:40, shtetasi S. Z. është dërguar me urgjencë nga familjarët në Spitalin Rajonal të Vlorës, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor, i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka gjetur dhe sekuestruar armën e dyshuar të përdorur nga 27-vjeçari, e cila ndodhej në tualetin e banesës së tij në lagjen “11 Janari”.
Nën drejtimin e Prokurorisë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike. r.k











