• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Tre fjalë për kryebashkiakun Veliaj

droni by droni
11 February, 2025
in Kryesore, Opinion
0
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

​1.​Arrestimi

Për të gjithë ata që u gëzuan tek panë kryebashkiakun Veliaj të arrestohej  dhe të kyçej në qeli (por edhe për ata që u hidhëruan): Arrestimi nuk është dënim; nuk është fajësi e provuar e aq më pak fajësi e pranuar. Vetëm këto të fundit përmes verdiktit gjyqësor do të ishin drejtësi e bërë.

Prezumimi i pafajsisë i të pandehurit mbetet në fuqi edhe kur është kafshatë që s’kapërdihet (opinioni publik ka rregulla të tjera).

Arrestimi i Veliajt është paraburgim i cili, sipas ligjit, synon të pengojë arratisjen, prishjen e provave, intimidimin e dëshmitarëve dhe kryerjen e krimeve të tjera. Me informacionin e bërë publik asnjë nga këto raste nuk duket bindës për të justifikuar paraburgimin në rastin Veliaj. Mbase SPAK e GjKKO kanë informacion që ne nuk i kemi. Por preçedentët nuk flasin në favor të tyre. Paraburgimi ishte abuziv (i tepruar ose i pajustifikuar) në rastet Berisha, Beleri, Meta, Dako, e mbase Beqja, Koka  Bllako, Frroku etj.

​2.​Akuza

Bazuar në njoftimin e SPAKut akuza ndaj kryebashkiakut Veliaj është zhgënjyese sepse nuk i referohet çështjeve kriminale pa precedent si incinerator i Tiranës (150 milion euro kundrejt asgjëje) apo 5D (norma e korrupsionit as 10% e as 20% por 100%).

Akuza i referohet një skeme banale e tipike për bashkinë Tiranë të shekullit 21. Veliaj i ka dhënë favore bashkiake (kontrata, leje, etj.) biznesmenëve x,y,z kundrejt rryshfetit që këta të fundit e kanë depozituar tek e shoqja e tij. Kjo skemë duket e mirëhetuar dhe për ketë magjistratët e agjentët e SPAK/BKH lipset të përgëzohen përzemërsisht. Kur them banale e tipike nuk synoj të normalizoj kriminalitetin e ofiqarëve  por fatkeqsisht të përshkruaj realitetin. Por edhe të theksoj se skema kriminale sa më lart nuk është skandali i vërtetë. Ky i fundit është reagimi i Erion Veliajt. Shtatë orë mbas arrestimit Veliaj reagoi në Facebook duke ofenduar prokurorët e kritikët në media e opozitë, duke theksuar vuajtjet familjare e duke u shqetësuar për mungesën e tij në fushatën zgjedhore të majit krahas PS e kryetarit të saj. Por ai nuk jep as edhe një shpjegim konkret për akuzat e detajuara në njoftimin e prokurorisë. Këto akuza kanë qenë të njohura që nga mesi i dhjetorit por gjatë këtyre dy muajve Veliaj nuk ka tentuar të shpjegojë e të argumentojë në publik pafajësinë e tij. Në rast se ai do të ishte person privat mbrojtja ligjore vetëm në gjyq do të ishte e zakonshme. Por Veliaj as nuk është dhe as nuk don të kthehet në person privat.

Por personi zyrtar para se të arrijë  para gjyqit të ligjit si rregull kalon nga gjyqi i opinionit publik. Shihni rastin Berisha ku ai vetë, dhëndrri, e bija dhe avokati që në fillim e në vijim  kanë prezantuar në detaj mbrojtjen e tyre në çështjen Partizani.

​3.​Ofiqi

Nëse dy paragrafët më lart shtjellojnë sjelljen në një proçes penal nuk duhet harruar se rasti Veliaj është absolutisht politik duke qenë se ai mban ofiqin e dytë më të pushtetshëm në republikë për nga buxheti, administrata e territori. Prandaj kur akuzohet kryebashkiaku rregullat janë të tjera nga ato kur akuzohet xhepisti.

Në nëntor 2023 policia portugeze kontrolloi rezidencën e kryeministrit Costa çka çoi  në dorëheqjen e tij por edhe në shpjegim të detajuar të pafajësisë së tij. Hetimi i mëtejshëm provoi se prokurorët kishin gabuar duke ngatërruar një Costa që u dilte në përgjime me kryeministrin. Por ndërkohë në Portugali zgjedhjet e çuan partinë e Costas në opozitë. Rasti Costa mund të jetë ekstrem por sjellje të ngjashme në Europë ka plot dhe vlen të merren si model.

Ashtu siç lipset të kujtojmë reagimin i Erion Veliajt mbasi prokurorët plasën skandalin 5D: “Unë uroj që (drejtorët) të provojnë pafajësinë e tyre, dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi”; pastaj ai lëshon edhe fjalinë e pataksur: “Ky është një vend që nuk t’a fal kollaj suksesin!” Që atëhere nuk ka nga Veliaj asnjë fjalë për marrjen e përgjegjësisë personale; per moskontrollin e “punëve” bashkiake, për injorimin e denocimeve konkrete e të detajuara muaj më parë për gjithçka provoi hetimi penal. As ndjesëkërkesë për ndjekjen gjyqësore të denoncuesve që Veliaj e njoftoi sapo ata hapën gojën. Në Këshillin Bashkiak Veliaj bllokoi mbledhen për muaj të tërë e kur më në fund këshilli u mblodh ishin marrë masat: opozitës nuk ju dha fjala fare, mikrofonat e këshilltarëve opozitarë rezultuan me difekt (për çdo rast) dhe një këshilltar socialist provokoi një sherr me grushta me një koleg opozitar.

Ndërkohë nuk ka asnjë qendrim kritik ndaj Veliajt nga PS (praktika europiane në raste të ngjashme kap një diapozon nga thirrja për të dhënë shpjegime tek përjashtimi nga partia apo nxitja për dorëheqje). Rama i vuri vulën në dhjetor duke e marrë në mbrojtje: ai sulmoi prokurorin e qortoi gazetarët për “masakrën mediatike” ndaj familjes Veliaj. Edhe sot në monologun e mëngjesit Rama përsëri e mbrojti  Veliajn (dhe kritikoi prokurorin), madje e shtoi pak dozën.

Dihet se cili është zanati më i vjetër në botë por për të dytin në radhë hajdutëria është kandidati më serioz. Prandaj lipset më pak vëmendje për rryshfetet e Ajolës dhe shumë indinjatë e reagim për mizerjen politike të dëshmuar nga Veliaj dhe përkrahësit e tij.

Si dhe falenderim e respekt për qindëshen e protestueseve të palodhur që u mblodhën çdo javë para bashkisë prej prillit 2024. Ata janë sot për sot shpresa se politika do të përmbajë edhe llogaridhenien.

Si dhe një trysni politike që prokurorët të mos vrapojnë vetëm mbas harabelit të korrupsionit e të lenë menjanë elefantët e tij.

Genc Pollo *Ish ministër e deputet

11 shkurt 2025

Previous Post

Edi Rama komentoi arrestimin e Erion Veliajt: E arrestuan pa gjyq, po e ndjek të kuptoj krimin që paska bërë!

Next Post

Gjykata Administrative lë pa licensë Idajet Beqirin

droni

droni

Next Post
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Gjykata Administrative lë pa licensë Idajet Beqirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.