• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama komentoi arrestimin e Erion Veliajt: E arrestuan pa gjyq, po e ndjek të kuptoj krimin që paska bërë!

droni by droni
11 February, 2025
in Kryesore, Politika
0
Edi Rama komentoi arrestimin e Erion Veliajt: E arrestuan pa gjyq, po e ndjek të kuptoj krimin që paska bërë!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama komentoi sot arrestimin e djeshëm të Erion Veliajt duke theksuar se do të ndjekë këtë çlshtje për të kuptuar se çfarë është zbuluar nga SPAK.

KOMENTI I EDI RAMËS/

Natyrisht që marrja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla çerek milion zgjedhësh, jo një here, por tre herë, por po marrim aktualisht, – është një ngjarje tejet e madhe, të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjecare “Nuk kam koment, nuk kam koment” dhe lajmi që kam për ju sot është se unë nuk do të mbaj më për vete opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme që duhen ndarë me publikun në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj, siç e ka bërë deri më tani.

Sot, opinioni im është ky. Drejtësia e re ka hyrë tanimë në një fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, e pa lëkundur, por ama nuk ka më pse dhe të mos i shprehim opinionet kritike që sot në këtë fazë janë të domosdoshme për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur si drejtësi, jo thjesht e pavarur të hetojë dhe të godasë majtas dhe djathtas kë konsideron të arsyeshme, por dhe si një drejtësi me standarde të paqortueshme demokratike europiane. Aq më tepër ku në këtë mexhelisin tonë u bë 5 vjet që flasin të tërë, mbarë e  mbrapsht për këdo, për çdo individ që bën atë parakalimin atje, para kamerave të lajmëruara përpara për spektaklin tek stacioni i trenit dhe vetëm ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, forca udhëheqëse e reformës në drejtësi, garante e reformës në drejtësi, forca që qeveris vendin heshtim, heshtim, heshtim.

Heshtja jonë patjetër që, besoj unë të paktën, i ka ndihmuar shumë institucionet e reja të drejtësisë deri këtu ku është e qartë sot, se ajo që u mungon është kritika konstruktive, është nxjerrja në pah e të metave apo e prirjeve të gabuara sepse institucionet e reja të drejtësisë sot përballen ose me hosananë e një pjese të konsiderueshme të publikut, që mezi ka pritur ditën që të shikojë, më në fund, njerëz të lidhur me pushtetin politik që të përgjigjen përpara drejtësisë ose sulmet barbare, denigruese, destruktive të asaj pjese të opinionit, të udhëhequr nga armiqtë e reformës në drejtësi, nga bufi stërplak i kënetës dhe nga gjithë kuak-kuak-kuak që i mbajnë ison ndërkohë që pozicioni konstruktiv është bosh, pozicioni i kritikës konstruktive është bosh.

Asnjë pendesë, asnjë pendesë për heshtjen këto 5 vjet, por me shumë gjasë besoj, në dritën e zhvillimit më të fundit, heshtja jonë është keqkuptuar, jo vetëm nga armiqtë e reformës në drejtësi apo nga komentatorët e shumtë që na duan të vdekur dhe në çdo mbrëmje dalin në të gjithë ato frëngjitë të ekzaltuar me thikë në gojë në kërkim të presë, por është keqkuptuar, më duket mua, dhe nga disa konsumatorë të reformës, të cilët përkundër privilegjeve shumë speciale që u janë dhënë nga reforma sepse të mos harrojmë që aktorët e sistemit të ri të drejtësisë, duke filluar nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale, sot kanë privilegje të jashtëzakonshme, në raport me të gjithë të tjerët.

Flitet për pagat e deputetëve, por pagat e deputetëve nuk krahasohen me pagat e tyre, për shembull. Pra, këta konsumatorë, disa konsumatorë duhet tua kursejnë shtetit dhe shoqërisë çorbën e derrit në menunë e drejtësisë.

Natyrisht që nuk ka asnjë makineri institucionale që të jetë perfekte, nuk ka absolutisht asnjë organizatë, organizim, institucion, kompani që të mos ketë probleme dhe nuk ka sesi të mos ketë probleme në këtë fazë, në këto institucione në funksionimin e tyre, në raportet e tyre me standardet aq më tepër kur janë institucione fare të reja. 

Por, prej te gjithë atyre ama, pikërisht se janë më të privilegjuarit dhe më të mbështeturit në të gjitha kuptimet sepse po të flitet këtu për fonde, jo Sorros, por në fakt fondet që i janë dhënë këtyre institucioneve në masën 99% të tyre janë fonde të taksapaguesve shqiptarë dhe patjetër që prej tyre pritet, pa përjashtim, nga të gjithë, prokurorë e gjykatës, një drejtësi gjithmonë e më europiane në kuptimin e plotë të fjalës. Nuk pritet asgjë më pak. 

Prandaj, besoj unë, ndarja me komunitetin nga sistemi i drejtësisë dhe njëkohësisht me publikun hapur, në mënyrë transparente e opinioneve kritike është gjëja më e dobishme që tani mund të bëjmë ne në këtë fazë të re për të mos lejuar që në emër të qëllimit tonë madhor të pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik, individë të caktuar t’i japin vetes të drejtën e shpërdorimit të detyrës së prokurorit apo të gjykatësit, duke shkelur kufijtë ndarës mes pushteteve kushtetues siç është, për shembull, rasti tejet flagrant që është aktiv sot që flasim, prej vitesh tanimë, i marrjes peng të projektit për portin turistik të Sarandës.

Nuk e di a e keni të gjithë parasysh projektin e portit turistik të Sarandës, është program i qeverisë, jemi votuar duke u zotuar që do t’i bëjmë Shqipërisë portet e reja turistike sepse Shqipëria prej shumë vitesh është e vetmja zonë që është si vrimë e zezë në gjithë Mesdheun në raport me turizmin e detit dhe pikërisht sepse nuk ka pasur infrastrukturën e nevojshme dhe një nga pikat ku kemi marrë zotimin është porti turistik në Sarandë, aty ku ndodhet një pseudo-bazë ushtarake ku ka vetëm hekurishte dhe nuk ka asgjë. Është marrë peng prej vitesh, një investim rreth 250 milionë euro, një marrëveshje e bërë me të drejtën e vet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, pushteti ekzekutiv, pushteti i pavarur ekzekutiv për arsyen e mosarsyes së një prokurori, prokuroreje nuk e di, as nuk e njoh as nuk më intereson personalisht që thotë “Jo”. Ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe nuk është e vetmja kjo ndërhyrje.

Jo vetëm duke mos shkelur kufijtë ndarës mes pushteteve kushtetues sepse është një absurditet që të çohet një gjykatës atje dhe na tregon se çfarë është siguria kombëtare, çfarë është ushtria e kështu me radhë.

Ndërkohë që, ne jemi votuar, kemi marrë mandat nga populli për të ushtruar pushtetin ekzekutiv. Ata kanë mandat nga Kushtetuta dhe nga ligji për të ushtruar kontrollin mbi pushtetin ekzekutiv jo duke ju mbivendosur institucioneve të tjera, jo duke bërë audit, jo duke bërë punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit, jo duke bërë punën e Gjykatës Administrative, jo duke bërë punën e Institutit të Pavarur të Deklarimit të Pasurive e kështu me radhë e as duke shkelur kufijtë kushtetues që garantojnë liritë dhe të drejtat e individit në këtë vend ku prezumimi i pafajësisë, prezumimi i pafajësisë nuk është një fjalë goje që shkruhet në fund të një akt-akuze aty për të larë gojën pas telenovelash linçimi publik.

 me lënde të parë atje nga stacioni i trenit. Fenomene të tilla nuk mund të lihen më pa u diskutuar dhe pa u ndarë me publikun. Në asnjë mënyrë me ngut, kurrsesi kurrë me mjetet e ulëta të armiqve të reformës në drejtësi. Asnjëherë duke shënjestruar me akuza personale individë të veçantë, siç fatkeqësisht ka ndodhur vijimësisht me drejtuesin e SPAK-ut, i cili është në shënjestër dhe përditë e përditë e përditë është i goditur familjarisht me libër shtëpie siç dinë të bëjnë vetëm bufi i kënetës dhe kuak-kuak-kua-të dhe ka gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë për të kryer detyrën.

Ne do ta bëjmë këtë proces me maturi, me argumente, me prova konkrete për çka sipas nesh nuk shkon sepse e përsëris, në këtë proces pas 5 vitesh këto institucione kanë krijuar një vetëbesim të plotë më duket mua dhe kanë jetuar në mungesë të një pozicioni konstruktiv kritik. Sepse kanë pasur, thashë, ose  hosanatë “të gjithë hajdutë të gjithë në burg, jepini, bjerini sakatojini” që është një çmenduri ose kanë pasur nga ana tjetër të gjitha gjylet e baltës përditë e përditë nga armiqtë e reformës në drejtësi.

Tani për ta mbyllur këtë pjesë, duhet ta dini që rastin e Erionit unë e kam ndjekur. E kam ndjekur për një sërë arsyesh që do duan kohën e tyre për tu shpjeguar, ku ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht dhe më ka nxitur që të bëhem shumë i vëmendshëm në ndjekjen e këtij rasti, ka qenë intimidimi, e dëgjuat mirë, intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe të kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës. Por nuk dua të hyj në detaje këtu se ne nuk duhet të ngutemi. Do mundohemi të krijojmë një  opinion të konsoliduar për akt akuzën për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ia heqi kokën nga shpatullat baskisë së Tiranës duke e lënë praktikisht pa drejtim një kryeqytet me 1001 punë në ditë, pa gjyq. Pa gjyq! Me sa kuptoj, këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. Për ta thënë minimalisht siç e shoh, shumë të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh. Novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqesh afërisht ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë, prokurori dhe gjykatësi paraprak bashkë kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim. Pyetja që lind është fare e thjeshtë, jo vetëm kush e çon dhe  e merr këtë fëmijë nga shkolla, por edhe kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrenë dhe kështu me radhë. Teoria po mirë se s’ka problem, kanë njerëz e kështu është një teori e gjitha për tu diskutuar, por nuk dua të zgjatem këtu. Por vetëm ky fakt, se kemi patur raste të tjera kur me të drejtë një nëne me fëmije nuk i ishte privuar liria ndërkohë që ndiqet në gjendje të lirë dhe jo me fëmije 6 vjeç. Kemi pasur dhe raste të tjera që për 1001 arsye janë trajtuar ndryshe. Pra mungesa e këtij uniformiteti dhe fakti që merren, trajtohen si kriminelët e kriminelëve kryetari i bashkisë dhe e shoqja dhe fëmija 6 vjeç në mes është e një peshe të atillë që nuk duhet folur asnjë fjalë më shumë sot pa kuptuar më parë se cilat janë krimet. Cilat janë krimet që pretendohen se janë zbuluar, për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq. Pa gjyq! Dhe këtu flas për krimet e provuara, nuk flas për krimet e promovuara nëpër media, nëpër rrugë nga gojët më të ndyra të mexhlisit tonë, nga kuak-kuak-kuak-të dhe nga bufi stërplak i kënetës se për ato krime unë duhet të isha varur tek sheshi Skënderbej me këmbët lartë, me kokën poshtë por ato nuk besoj se janë për tu marrë seriozisht. Ky ishte qëndrimi im i përgjithshëm për këtë çështje dhe patjetër që kemi kohë që gjërat t’i diskutojmë dhe t’i flasim ashtu si duhet duke u bazuar tek faktet.

Previous Post

SAMI NEZA/ Arrestimi i Erion Veliajt dhe pse nuk trembin hajdutët goditjet që bën SPAK

Next Post

GENC POLLO/ Tre fjalë për kryebashkiakun Veliaj

droni

droni

Next Post
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Tre fjalë për kryebashkiakun Veliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.