I dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgim, arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.
“Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Fredi Arshi alias Alfred Arshiaj, 60 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, me vendimin e datës 20.03.2018, e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal Italian”, njoftoi policia e Vlorës.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi. a.b











