Policia e Shtetit dhe hetuesit e BKH, arrestuan kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ndalimi i tij i bë me kërkesë të SPAK.
Veliaj ishte në një hetim pasuror ndërkohë që ishte pjesë e një procedimi penal të ndërtuar mbi 4 akuza të rënda si korrupsion, shpërdorim detyre, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
“GJKKO vendos masë sigurie për Erion Veliajn, me kërkesë të SPAK
GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK.
Ndaj Veliajt ka disa akuza nga Prokuroria e Posaçme”, njoftoi jozyrtarisht GJKKO. a.b












