Gjatë hyrjes në stadiumin “Arena e Demave”, Tufinë, të tifozëve dhe sportdashësve për të ndjekur ndeshjen e futbollit Partizani-Tirana, është goditur me sende të forta një punonjës policie, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
“Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dy shtetas (tifozë të skuadrës së futbollit Partizani), për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes”, njoftoi policia e Tiranës.
Në vijim do të keni informacion me të dhëna më të plota në lidhje me rastin. a.b











