29-vjeçari, Kostika Ruko, plagosur mbrëmë më thikë në Korçë ka mbuluar autorin.
Ai deklaroi se ishte plagosur nga dy persona të maskuar, por Kostika Ruko i ka shkaktuar vetes disa plagë në trup pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij.
29-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
“Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Kostika Ruko, 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Tiranës. a.b











