Një sherr dramatik ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Një i ri 26 vjeç u qëllua me thikë prej një 22 vjeçari.
“Shtetasi K. Z., 26 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi K. Z., 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia e Korçës. a.b












