Gjatë procesit gjyqësor me dyer të mbyllura, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka përmendur emrin e një tjetër oficeri policie, të cilin e akuzon si bashkëpunëtor të krimit.
Dumani ka deklaruar se oficeri me inicialet K.G. informonte anëtarët e grupeve kriminale për lëvizjet e objektivëve. Ai ka specifikuar se K.G. njoftonte Henrik Hoxhajn, një anëtar i grupit kriminal, i cili më pas ia përcillte informacionin atij.
“Njoftonte për lëvizjet e Elton Kilës (Oltit), dhe më pas Henrik Hoxhaj më informonte mua për lëvizjet e shënjestrës”, mësohet të ketë thënë Dumani në dëshminë e tij, raporton gazetarja Anila Hoxha për top channel.
Dëshmia e tij po shqyrtohet nga organet e drejtësisë, ndërsa pritet të zbardhen detaje të mëtejshme mbi përfshirjen e oficerit në veprimtari kriminale. r.k












