Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për heqjen e non-gratës, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha fjatë një konference për shtyp në Tiranë.
DEKLARATA/ Jo, unë nuk e kam filluar lobingun sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re.
Dhe unë nuk besoj që në ditët më të para të saj, të jetë përparësi ky problem.
Kështu që unë jam i vetëdijshëm se duhet të plotësohet administrata, d.m.th është një proces konfirmimesh që duhet të kalojë në Kongres.
Dhe procesi i konfirmimeve të zyrtarëve nuk ëshët vetëm për sekretarët e shtetit, por edhe për persona nën rangun e tyre.
Unë pres që të plotësohet administrata e re dhe pa asnjë diskutim do i drejtohem administratës së re.
I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo.
Dhe jam besimplotë sepse është kuptuar universalisht që ai ishte një akt politik i Xhorxh Sorosit dhe se Sekretari i Shtetit e ka bërë atë pa respektuar asnjë ligj të vendit të vet, pa asnjë dokument në dosje, thjesht me lobimin korruptiv të Xhorxh Sorosit. a.b











