Një person u qëllua me thikë këtë mbrëmje në Korçë. Personi është Ergyst Shtylla, 40 vjeç i cili ndodhet në spital.
“Rreth orës 20:15, shtetasi Ergyst Shtylla 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i pa indetifikuar”, njoftoi policia e Korçës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. a.b












