Një person humbi jetën në Tiranë pasi u gofiz me thikë nga i ati. Ngjarja ndodhi tek Kodra e Priftit këtë mbrëmje. Dyshohet se më parë ata kishin konsumuar alkol.
“Rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











