Një lokal në Krujë u dëmtua nga shpërthimi i një eksplozivi sot në orët e para të mëngjesit
“Në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.”, njoftoi policia e Krujës.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. a.b











