• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKREM SPAHIU/ Republika e Shqipërisë: shtet që nuk nderon pikënisjen e vet

droni by droni
31 January, 2025
in Opinion
0
REFLEKSION/ Mbetjet toksike në Shqipëri nuk janë rast, por sistem
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ekrem Spahiu

(Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së parë)

Nëse do të shtronim një pyetje për qytetarët, politikanët dhe historianët shqiptarë se kur daton forma “Republikë” e regjimit politik që aktualisht konstituon Shqipëria, ka mundësi që shumica e qytetarëve nuk e dinë, politikanët ka mundësi tëmos përgjigjen fare, ndërsa historianët ka mundësi të skuqen nëse me të vërtetë njihen për të tillë.

Pa disponim politik, por thjesht dhe vetëm në respekt tëhistorisë, ashtu si është zhvilluar, askush nuk mund tëkundërshtojë se:

Sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, Shqipëria  ishte përcaktuar si principatë, pra, shtet monarkik. Kongresi i Lushnjës e konfirmoi këtë formë regjimi, por,derisa të zgjidhej çështja e mbretit, vëndin e tij do ta zinte Këshilli i Naltë, i cili kishte kompetencat e Kryetarit të Shtetit dhe këto ishin të shprehura në statut. Ndër të drejtat kryesore statutore ishte: “Këshilli i Naltë zgjedh Kryeminstrin dhe emnon këtë dhe ministrat e zgjedhun prej tij”. Në 5 janar të vitit 1925, qeveria e atëhershme e Iljaz Vrionit dha dorëheqjen dhe, një ditë më pas, Ahmet Zogu u zgjodh Kryeministër.

Sidoqoftë, për arësye të paqëndrueshmërive të deriatëhershme të shtetit shqiptar, Asamblea Kushtetuese, më 31 janar 1925 e shpalli Shqipërinë “Republika Shqiptare” dhe Ahmet Zogu u zgjodh Kryetar i Republikës, “President de la République élu par l’assamblée nationale” sipas njohjes ndërkombëtare, ku presidenti është edhe kryetar i qeverisë.

Zogu erdhi në fuqi me një program të qartë politik. Në planin e brendshëm, për herë të parë sanksionohej që “ushtria duhet të vihej në mbrojtje të shtetit dhe të nderit kombëtar” dhe jo të partive politike. Sipas programit të  qeverisë, suprimohej  Ministria  e  Luftës  dhe  në  vend  të  saj  krijohej  një “Komandë  e Përgjithshme Armate”, ku Presidenti ishte edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në planin e jashtëm përcaktohej: “Nuk duem të jemi foleja e ideve aventuriste që prishin qetësinë e shtetit, ashtu edhe të shteteve fqinj. Respektojmë të drejtat ndërkombëtare të gjithë shteteve, ashtu duem të respektohemi edhe ne. Me nji fjalë, politika e jashtme ka me qenë mbrojtje e indipendencës dhe integriteti i shtetit tonë”.

Ishin kohë të mjegullta. Revolucioni i Tetorit në Rusi, kishte krijuar raporte të reja forcash, të cilat nuk ishin më vetëm gjeopolitike, por edhe ideologjike, madje të institucionalizuara e të përfaqësuara nga një instrument shtetëror. Një ndarje e tillë mbi baza ideologjike ndodhte për herë të parë në historinë e njerëzimit. Nisur nga madhësia dhe potencialet e Rusisë, si dhe nga fakti që një ideologji e re dhe e paprovuar zakonisht bëhet atraktive, bota po përvijohej dalëngadalë në dy grupime të mëdha: nga njëra anë, grupimi i ri ideologjik komunist dhe, nga ana tjetër, grupimi i të djathtës tradicionale.

Në këtë kuadër mund të lexohet më mirë e më qartë edhe ndërmarrja e Ahmet Zogut për t’i dhënë fund kaosit disavjeçar(në një periudhë prej vetëm 7 vjetësh pas përfundimit tëLuftës së Parë Botërore, do të ndërroheshin 14 qeveri), ku pati më shumë vakum pushteti, sesa ushtrim pushteti; më shumë mungesë stabiliteti, sesa stabilitet e siguri dhe, rrjedhimisht, më shumë pasiguri kombëtare.

Ndërkohë, kërkohej zgjidhja e duhur për t’i prerë rrugën depërtimit të ideologjisë komuniste dhe për ta mbajtur Shqipërinë të lidhur me Europën. Këtyre qëllimeve u shërbeu hartimi dhe miratimi i Statutit Themeltar me atributet e kushtetutës, përmes së cilës Shqipëria shpallej Republikë, me veçorinë që Presidenti i Republikës do të kryesonte edhe qeverinë. Pushteti legjislativ u nda në dy dhoma: Dhoma e Deputetëve dhe Senati, një praktikë parlamentare e praktikuar për herë të parë në Shqipëri. Ndërkohë, u hartua një ligj me disa aspekte moderne për kohën lidhur me zgjedhjet parlamentare. Kështu, vendosej një ekuilibër në funksionimin e parlamentit, një karakteristikë kjo e vendeve të zhvilluara.

Gjithsesi, nisur nga kushtet kur Shqipëria u shpall Republikë, nga tradita e mangët parlamentare dhe nga nevoja për përqendrim pushtetesh, legjislacioni i vendit kishte edhe kufizimet e tij. Por, ky popull i vuajtur dhe thuajse për vite tëshumta i paqeverisur, kishte tani ku të mbështetej: kishte shtetin e vet, i cili do të krijonte kushtet për një kohezion më të mirë kombëtar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve që i paraqiteshin vendit në ato kohëra e situata delikate.

Gjithçka nisi që në hartimin e Kushtetutës së parë të vendit, përmes së cilës Shqipëria shpallej për herë të parë Republikë. Kushtetuta e parë u ndërtua sipas modelit të Kushtetutës Amerikane dhe kjo flet shumë për orientimin perëndimor të vendit. Po të marrim parasysh trashëgiminë e gjatë osmane të vendit, një kalim i tillë ishte sa i guximshëm, aq edhe i rrezikshëm. Por koha vërtetoi se ishte zgjidhja më e domosdoshme për të ruajtur të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Pikërisht këtu nis edhe shpjegimi i mbështetjes që menjëherë i dhanë qeverisë së Zogut kancelaritë e Europës. Do të ishte pikërisht Anglia,  fuqia  e madhe demokratike e  kohës, e cila e  njohu  menjëherë  qeverinë  e  Ahmet  Zogut.

Presidenca e Republikës shtroi, kështu, themele mbi të cilat,pas vetëm pak vitesh, do të ngrihej mbretëria që do të përfaqësohej nga i njëjti personalitet.

Diktatura komuniste, jo vetëm që nuk e njohu “RepublikenShqiptare”, por edhe e dënoi me vdekje në mungesë Ahmet Zogun, shtetarin që udhëhoqi shtetin më jetëgjatë shqiptarpërpara Luftës së Dytë Botërore. Diktaturës komuniste i duhej ky verdikt, midis të tjerash, edhe për ta filluar historinë e Republikës së Shqiperisë më 11 Janar 1946, jo më 31 Janar 2025!

Ndërkohë, shteti demokratik shqiptar konstitucionalizon që në Nenin 1, se “Shqipëria është Republikë parlamentare”, por “harron” ta njohë, me Protokoll Shtetëror, ditën e themelimit të saj, si ditë feste zyrtare, ditë përkujtimi apo ditë e shënuar. Një handikap kulture politike kombëtare, kur shohim se “Dita e Republikës” renditet në kalendarin zyrtar të shumicës së shteteve në botë.  

Previous Post

Çështja ‘Partizani’, Gjokutaj kërkon thirrjen e Ramës për tjetërsimin e destinacionit të klubit

Next Post

Teliti: Në 3 muaj kthejmë taksën e sheshtë duke shkelmuar 23%

droni

droni

Next Post
Protestë e tensionuar te bashkia e Tiranës, qytetarët kërkojnë ndëshkimin e Veliajt: Na vodhi, të ikë!

Teliti: Në 3 muaj kthejmë taksën e sheshtë duke shkelmuar 23%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.