Një adoleshent 15 vjeçar, E. Pëllumbi u qëllua me armë këtë mbrëmje në gjoks ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me rrethanat.
“Rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Tiranës. Ai është pyetur në lidhje me ngjarjen por nuk ka dhënë detaje. Po ashtu edhe babai nuk di hollësi rreth ngjarjes.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. m.k












