Spitali i Korçës
Një pacient për arsye ende të panjohura tentoi të djegë pavionin e dializës, pavion ku edhe ai merr shërbimin.
“Sot, në spitalin e Korçës, në repartin e dializës, shtetasi K. M., pacient në këtë repart, ka tentuar të hedhë lëndë djegëse (benzinë), në ambientet e brendshme të spitalit.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë dhe e pacientëve të tjerë ka bërë të mundur neutralizimin e këtij shtetasi, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. a.b












