Rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, në Tiranë, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet ozjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Deri tani janë shënuar dëme të mëdha materiale. 3 makina janë djegur.
Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. a.b











